Pas Trumpit, testohet për Covid dhe Joe Biden

exit.al 2 Tetor 2020, 20:51

Kandidati demokrat për president Joe Biden dhe gruaje e tij Jill nuk janë infektuar me Covid-19. Shqetësimi për infektimin e tyre u rrit pasi disa orë më parë presidenti Trump njoftoi se ai dhe gruaja e tij Melania janë infektuar. Trump dhe Biden ishin të dy të pranishëm në debatin presidencial në 30 shtator. Në një postim në Twitter, Biden shkroi:

“Jam i lumtur të njoftoj se Jill dhe unë kemi dalë negative për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për shprehjen e shqetësimit me mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: vendose maskën, mbaj distancën dhe laji duart.”

Shpërndaje te miqtë