Tre prokurorët e SPAK-ut nisin përzgjedhjen për oficerët e Byrosë së Hetimit

exit.al 2 Tetor 2020, 20:28

Prokurorët Vladimir Mara, Dritan Prençi dhe Enkelejda Millonai janë tre anëtarët e Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Tre prokurorët, pjesë e Prokurorisë Speciale Anti korrupsion (SPAK) do të marrin në shqyrtim rreth 650 kandidatë për të zgjedhur 60 hetuesit e rinj të BKH-së.

Sipas kryetares së BKH-së Aida Hajnaj, procesi i përzgjedhjes, do të asistohet dhe monitorohet nga afër nga Komisioni Ndërkombëtar i Ekspertëve, që garanton transparencë dhe objektivitet maksimal në këtë proces.

BKH do të jetë struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e krimit të organizuar. Ajo do të punojë pranë SPAK-ut.

Shpërndaje te miqtë