Covid mbyll kopshtin e tretë në Vlorë brenda një jave

exit.al 16 Nëntor 2020, 11:26

Një kopsht në Vlorë është mbyllur të hënën, për herë të dytë brenda pak muajsh, për shkak të infektimeve me Covid-19.

Të paktën dy edukatore të kopshtit kanë rezultuar të infektuar, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar në pritje të rezultateve të testit.

Ky është kopshti i tretë në qytetin e Vlorës që mbyllet brenda javës së fundit.

Shpërndaje te miqtë