Arrestohet 32-vjeçari me 4 sirianë në bagazhin e makinës

exit.al 16 Nëntor 2020, 12:18

Një 32-vjeçar nga Korça është arrestuar të hënën, pasi po transportonte katër emigrantë sirianë.

Ai u ndalua gjatë rrugës Pogradec-Librazhd, pasi policia pikasi katër emigrantë në bagazhin e makinës së tij.

32-vjeçari  i kishte marrë 215 euro secilit prej emigrantëve për t’i transportuar ata deri në Tiranë dhe më pas drejt një prej pikave kufitare të veriut.

Destinacioni final i tyre do të ishte një vend i BE-së.

Shpërndaje te miqtë