22 banorë të dyshuar me Covid-19 të Delvinës kanë dalë negativ

exit.al 28 Qershor 2020, 22:14

22 banorë të qytetit të Delvinës nuk janë të infektuar me koronavirus. Ata bënë testin Covid-19, pasi ishin kontakte të rasteve të mëparshme, dhe dolën negativ.

Banorët e kryen testin ditën e shtunë tek Shërbimi Shëndetësor i Delvinës.

Në Delvinë, deri më tani të konfirmuar me koronavirus janë 11 persona.