Ndahet nga jeta Besim Zekthi, mjeshtri i valles popullore

exit.al 28 Qershor 2020, 17:56

Shuhet në moshën 84 vjeçare, mjeshtri i valles shqiptare Besim Zekthi.

Ai që do të mbahet  mend për “Valljen e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, me këtë të fundit u vlerësua me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në vitin 1970.

Për kontributin e tij të vyer në kulturën shqiptare Zekthi u vlerësua me titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.