Rikthehet avioni Boeing, pas dy aksidenteve fatale

exit.al 28 Qershor 2020, 14:49

Autoriteti amerikan i Aviacionit (FAA) po vlerëson rikthimin e avionëve Boeing 737 pas më shumë se sa një viti ndalesë.

Avioni Boeing u ndalua të fluturojë në mars 2019, pas dy aksidenteve fatale ku u vranë 346 persona.

Një certifikatë fluturimi, pritet të lëshohet këto dy ditë, por ende asgjë nuk ka përfunduar.

Autoriteti i Aviacionit do të duhet të miratojë edhe një procedurë të re trajnimi për pilotët.

Në prill, Boeing konfirmoi se do të përmirësonte dy programet për kontrollin e avionit në fluturim. Këto programe ishin edhe shkaktaret e dy aksidenteve fatale.