UKT, ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

exit.al 2 Korrik 2016, 09:51

Zonat e Saukut, Tiranës së Re, Ali Demit, Shkozës dhe Qesarakës do të kënë ndërprerje të furnizimit me ujë në momente të ndryshme të ditës, gjatë ditëve në vazhdim.

Ndërprerjet e furnizmit me ujë vijnë pasi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike po kryen punime në terren dhe një prej stacioneve të pompimit të ujit nuk po furnizohet me energji elektrike.

Njoftimi u bë nga Ujësjellës Kanalizime Tiranë.

Shpërndaje te miqtë