Grabitja në Rinas, prokuroria kërkon arrestimin e 5 punonjësve të sigurisë

exit.al 2 Korrik 2016, 09:30

Prokuroria e Krujës urdhëroi dje arrestimin e 5 punonjësve të kompanisë së sigurimit në “ICTS” në aeroportin e Rinasit, për grabitjen e 3 milionë eurove, më 30 qershor. Ata akuzohen për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë marrë masat e nevojshme për sigurimin e një trasferte të sigurtë të parave brenda aeroportit.

Hetimet për grabitjen e Rinasit po kryhen nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, pasi dyshohet se pas saj qëndron një grup kriminal i strukturuar.

Prokuroria ka nisur dhe hetimin e zyrtarëve të policisë që ishin përgjegjës për përforcimin e masava të sigurisë në aeroport, urdhër ky i dhënë pas sulmeve terroriste në aeroportin Ataturt të Stambollit, më 28 qershor.

Shpërndaje te miqtë