Pyetja 1: “… [R]reth muajit tetor 2012… a keni ndihmuar dhe nxitur me dijeninë dhe dëshirën tuaj individë të tjerë, duke përfshirë Shtetasin e Huaj 1, shtetas i Greqisë dhe Shtetasin e Huaj 2, për të kontribuar me rreth 80 mijë dollarë nga Personi i Huaj 1 dhe Kompania e Huaj 1 për […] komisionin e autorizuar të fushatës për Presidentin Obama??
Pyetja më poshtë konfirmon qëllimin e dhënies së fondeve dhe planifikimin paraprak, në bashkëpunim, mes Zotit Rama dhe të tjerëve (Shtetasi i Huaj 2 i referohet Zotit Rama):Pyetja 2: “Afërsisht gjatë muajit shtator 2012, a keni mësuar rreth një plani për të mundësuar Shtetasin e Huaj 2 që të merrte pjesë në një aktivitet fushate, që do të mbahej më 8 tetor 2012, në San Francisco të Kalifornisë?”
Pas këtyre të dhënave të reja lindin një sërë pyetjesh për Kryeministrin Rama:- Kush është nënshtetasi grek dhe cila është kompania që kanë shërbyer si burim dhe dërgues të shumës prej 80 mijë dollarë?
- Çfarë lidhje ka patur Zoti Rama me personin grek dhe për çfarë motivi ai i dha 80 mijë dollarë Zotit Rama?
- Çfarë lidhje ka sot Zoti Rama me shtetasin grek? A ka përfituar ai mbas ardhjes në pushtet të Zotit Rama kontrata, fonde publike apo lehtësira të tjera nga qeveria shqiptare?
- Nga kanë dalë 80 mijë dollarët, nga të ardhurat personale apo nga burime të tjera të shtetasit grek?
- Çfarë motivacioni është deklaruar në bankë për transfertën e parave?
- A është raportuar shuma dhe transferta në organet tatimore të Shqipërisë?
