6 të plagosur nga zjarri në kampin e emigrantëve në Mitrovicë

exit.al 28 Janar 2021, 15:19

Gjashtë persona janë lënduar nga zjarri që përfshiu një kamp emigrantësh në Mitrovicë, të enjten.

Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se nuk dihen ende rrethanat që shkaktuan zjarrin. 

Kampi i emigrantëve menaxhohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës.

Gjatë muajve të fundit një numër i madh emigrantësh nga Lindja e Mesme janë strehuar në Kosovë për të kaluar më pas në vendet e BE.

Shpërndaje te miqtë