“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”
Ai e konsideroi realizimin e këtij programi të pamundur. Partia Demokratike prezantoi të enjten programin e saj ekonomik. Nën sloganin “Shqipëria fiton”, kreu i PD-së, Basha premtoi sa më poshtë: — Hapjen e minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët. — Rritjen e pagës minimale në 36 mijë lek të reja në muaj. — Uljen e taksave mbi të ardhurat personale në 9%, duke ruajtur fashën mbrojtëse ekzistuese prej 30 mijë lekësh. — Vendosjen e taksës 9% të fitimit mbi të gjitha sipërmarrjet shqiptare me një xhiro vjetore mbi 14 milionë lekë të reja. — Uljen e sigurimeve shoqërore në vlerën 18%. — Totali i taksave dhe tarifave vendore i bizneseve të vogla e të mesme nuk do të jetë më i lartë se 0.5% e xhiros. — Anullimi i taksës prej 24 lekë të reja për litër mbi karburantin. — Rritjen e pensioneve me të paktën dyfishin e normës së inflacionit dhe në çdo rast jo më pak se 5% në vit. — Mbulimin e shpenzimeve arsimore për tarifat universitare për 90% të studentëve që vijnë nga familje me të ardhura me pak se 640 mijë lekë të vjetra në muaj. – Çdo familje do të përfitoj për të porsalindurit një pagesë mujore prej 3 mijë lekë të reja për pesë vitet e para të jetës. — 5 mijë çifte dhe familje të reja do të përfitojnë nga subvencionimi i plotë i interesave të kredive për strehim, çdo vit të qeverisjes së PD-së. — 100 milionë euro mbështetje direkte për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe sigurimin e fondeve për çdo kulturë bujqësore ose blegtorale. — Dyfishimin e të ardhurave për frymë. — Zhdukjen e varfërisë ekstreme. — Dyfishimin e ndihmës ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. — Uljen, brenda mandatit të parë me 50% të varfërisë dhe përmirësimin e të gjithë treguesit e varfërisë. Shpërndaje te miqtëRama ironizon programin e PD-së
Kryeministri Edi Rama ka ironizuar programin ekonomik të PD-së. Përmes një postimi në Twitter, Rama e krahason atë me tramvajin e premtuar nga kreu i PD-së Basha në 2011:
Të sugjeruara
600 mjekë marrin dozën e parë të vaksinës, mungojnë dozat e dyta
28 Janar 2021, 13:30Hoti i shpreh Blinkenit gatishmërinë për të punuar në dialogun me Serbinë
28 Janar 2021, 17:16Arrestohet një 25 vjeçar për falsifikim të parave
28 Janar 2021, 11:19
