Kryesia e PD-së përzgjodhi të dielën edhe anëtarët e komisionit, që do të administrojë zgjedhjet brenda partisë.
Anëtarët e Komisionit Zgjedhor të propozuar e më pas, miratuar nga kryesia e PD-së janë:
- kryetar - Jemin Gjana;
- anëtar - Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli dhe Gjokë Vuksani;
- ndihmës - Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri.
Më herët, Kryesia caktoi 13 qershorin, si datën e zgjedhjes së kryetarit të ri të Pd-së.
