13 qershor, zgjedhjet për kryetar të ri të PD-së

exit.al 16 Maj 2021, 19:14

Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike të dielën u vendos që zgjedhjet për kryetarin e ri të zhvillohen në 13 qershor.

Ndërkohë, kandidatët kanë një javë kohë, nga data 16-22 maj të paraqesin kërkesën për kandidim, dhe një tjetër javë që të zhvillojnë fushatë në të gjithë strukturat e partisë.

Propozimi është hedhur nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi, i cili ka thënë:

"Secili prej anetarëve të Kryesisë që ka shpallur ambicien, të ketë mundësinë ta shpjegojë vizionin tij në institucione, pa paragjykuar askënd, një garë të drejtë e të barabrartë, ku demokratët të gjykojnë lidershipin aktual."

Bardhi gjithashtu ka propozuar që në një mbledhje të veçantë të analizohet puna e gjithësecilit.

"Në këtë parti nuk ka asnjë njeri të padobishëm," shtoi ai.