Zgjedhjet në Mal të Zi: 2 listat shqiptare mund të marrin nga një deputet

exit.al 30 Gusht 2020, 21:38

Koalicioni shqiptar “Bashkë nje za" ku bëjnë pjesë partitë PD, UDSH dhe LD ka fituar 1,1% të votave në rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, njofton Ulqini Online.

Ndërsa, Lista Shqiptare e kryesuar nga Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj ka fituar 1,4% të votave.

Në Mal të Zi u  mbajtën të dielën zgjedhjet parlamentare dhe zgjedhjet vendore në 5 komuna. Pjesmarrja në këto zgjedhje ishte masive me rreth  75,9 % të votuesve.

Deri më tani u numëruan  49,8% e votave. Nëse listat kroate nuk kalojnë pragun atherë mundësitë janë që listat shqiptare të fitojnë nga një mandat secila.

Shpërndaje te miqtë