Amerika shënon rreth 6 milion raste të Covid-19

exit.al 30 Gusht 2020, 20:17

Numri i të infektuarve në SHBA po afron në 6 milion raste pas rritjes së rasteve të dielën, sipas një raporti të Reuters.

Shtetet si Iowa, North Dakota, South Dakota dhe Minnesota kohët e fundit kanë raportuar rritje rekord të rasteve ditore, ndërsa Montana dhe Idaho kanë raportuar një numër rekord të pacientëve aktualisht të shtruar në Covid-19.

Shumë nga rastet e reja në Iowa u shënuan në Universitetin e Iowa-s ku akytualisht ka nisur mësimi.

Kolegjet dhe universitetet në të gjithë Amerikën kanë pasur shpërthime të reja pas kthimit të studentëve në kampus, duke u detyruar të kalojnë në mësimin vetëm online.

Infeksionet u rritën gjithashtu pas një tubimi të përvitshëm në Dakotën e Jugut ku u mblodhën më shumë se 365,000 njerëz nga i gjithë vendi për 1 javë.

Departamenti i shëndetësisë në Dakota e Jugut tha se 88 raste u identifikuan në tubim.

Shpërndaje te miqtë