370 emigrantë të paligjshëm shpëtohen nga policia italiane

exit.al 30 Gusht 2020, 20:48

Një anije peshkimi me 370 migrantë mbërriti të shtunë në darkë në ishullin Lampedusa të Italisë, raporton Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP).

Anija, e cila transportonte 367 njerëz,  ndër to 13 gra dhe 33 të mitur,  rrezikonte të fundosej për shkak të erës së fortë. Ajo u shoqërua nga rojet bregdetare dhe policia italiane në portin e ishullit, tha agjensia e lajmeve ANSA.

Aktualisht në qendrën e pritjes së emigrantëve në ishull strehohen rreth 1,160 njerëz, dhjetë herë më shumë se kapaciteti i planifikuar, tha Martello për ANSA.

Rreth 30 anije të tjera të vogla, kryesisht nga Tunizia kanë mbërritur tre ditët e fundit, me gjithsej rreth 500 migrantë, njoftoi shtypi italian.

Kryebashkiaku i Lampedusës, Toto Martello thirri një protestë, ditën e hënë, kundra "heshtjes së frikshme" të qeverisë italiane mbi këtë çështje.

“Lampedusa nuk mund ta përballojë më këtë situatë. Ose qeveria merr vendime të menjëhershme ose i gjithë ishulli do të hyjë në grevë”, tha Martello për agjencinë e lajmeve ANSA.

"Ne nuk mund ta menaxhojmë emergjencën dhe situata tani është me të vërtetë e paqëndrueshme", shtoi ai.

Kryebashkiaku i Sicilisë, javën e kaluar urdhëroi mbylljen e qendrave të migrantëve në Siçili për të frenuar përhapjen e koronavirusit, një veprim që nuk u pranua nga gjykata italiane.

Shpërndaje te miqtë