Kur tashmë pavarësisht ankesave të kandidatëve, Komisioni i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin që nxjerr fitues Zotin Sabri Laçi, pedagogia Aljula Jubani, me anë të një letre sqaron të gjithë shkeljet në procesin e votimit dhe numërimit të votave:
"Gjithë çka ndodhi nuk ishte rastësi, por vijim i një stategjie të nisur qysh gjatë muajit të fushatës zgjedhore. Dekani i komanduar dhe kandidat në zgjedhje nuk hezitoi të përdorte pozicionit e tij, duke zhvilluar punësime pas shpalljes së procesit zgjedhor. Nuk u ndal të përdorte administratën për të ndikuar votën e lirë. Nuk u përmbajt të pengonte abuzimin me detyrën duke detyruar dhe kontrolluar votimin e studenteve me shpërblim me nota.
Si mund të bësh zgjedhje universitare dhe të gjendesh përballë dhunës së kolegëve pedagogë, që dëshmojnë forcën e tyre burracake, pa menduar se para tyre kanë kolege, gra, nëna fëmijësh.
Çfarë mund të bësh kur sheh studentët e tu vëzhgues të mos tërhiqen edhe kur në emër të dekanit të komanduar dhe kandidat për dekan, u vijnë mesazhe kërcënuese?!
Si duhet të veprosh kur pas gjithë presioneve të të gjitha formave e sheh se rezultati përfundimtar nuk nxjerr fitues, sepse edhe dekani i komanduar e njëkohësisht kandidati për dekan, ka arritur të marrë vetëm një çerek vote më shumë.
Sipas cilës së drejte ligjore dhe cilit moral akademik do të shpalleshin fitues në këtë garë? A do të mundeshin institucionet zgjedhore të shpallnin fitues me shumicë votash kandidatin që ka vetëm 1/4 e votës më shumë, pra në një konceptim vizual, një fletë votimi të ndarë në 4 copë, ku vetëm njëra prej copëzave është më tepër, apo duke iu referuar Fjalorit të gjuhës shqipe mbi kuptimin e votës, do të thotë se kemi vetëm 1/4 e një mendimi apo vetëm 1/4 pjesë të një vullneti të shprehur, pra nese fituesi mund të shpallet me cerek mendimi, thënë ndryshe me çerek vote, le të bëhet.”
Shpërndaje te miqtë
