- A mund të na jepni një kopje të kërkesës së Komisionit të Ligjeve marrje opinioni ligjor nga ju dhe një kopje të përgjigjes tuaj?
- Kush janë autorët e opinionit?
- A kanë ato ndonjë eksperiencë në fushën e kushtetueshmërisë në Shqipëri?
- Si u hartua opinion, pra çfarë metode, kaudri ligjor apo parime u konsideruan nga autorët në hartimin e opinionit?
Edhe pse ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin ka deklaruar publikisht mbështetjen për opinionin e projektit EURALIUS IV, zëdhënësi i Delegacionit të BE-së në Tiranë Ernest Bunguri nuk mundi t’u përgjigjej pyetjeve tona duke na referuar tek insitutioni që ka "lëshuar opinionin”. Në vazhdim, asistentja e projektit EURALIUS IV Fjona Dollani iu përgjigj kërkesës sonë si më poshtë:Ju falenderojmë për emailin. Ju lutem të informoheni se EURALIUS është një projekt i asistencës teknike dhe nuk ka aktivitet të marrëdhënieve me publikun.
Me fjalë të tjera, opinioni ligjor mbi bazën e të cilit qeveria pretendon se mund të zgjedhë një Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm është hartuar në fshehtësi të plotë, është bazuar në një kërkesën jo publike të Komisionit të Ligjeve në Kuvend, dhe është bazuar në ekspertizën ligjore të ekspertëve të panjohur. Ndoshta BE dhe EURALIUS do ta kuptojnë një ditë—në të ardhmen, e largët, shumë të largët—se informimi i publikut për “opinione” ligjore, të cilat përdoren si armë për të çbërë reformën në drejtësi dhe ndryshimet kushtetuese të lidhura me të nuk janë “aktivitet i marrëdhënieve me publikun”, por detyrim thelbësor për mbështetjen publike të reformës në drejtësi dhe ruajtjen, qoftë edhe për fasadë, të idesë së shtetit ligjor. Shpërndaje te miqtë
