Zëvendësohen në Kuvend Tom Doshi dhe Bashkim Fino

exit.al 27 Maj 2021, 10:30

Jetmira Raboshta do të zëvendësojë deputetin Tom Doshi në Shkodër, pas dorëheqjes së këtij të fundit nga mandati për deputet i 2017-të.

Në këtë mënyrë mund të bëhet edhe dhënia e mandatit për deputetin e ri që do të zëvendësojë Doshin në zgjedhjet e 2021. Vendimi u morr nga Komisioni Qendror i zgjedhjeve, KQZ, në mbledhjen e datës 27 maj.

KQZ vendosi edhe zëvendësimin e mandatit të deputetit Bashkim Fino. Dy deputetët e rinj u betuan në Kuvend, të enjten.