Kina i kërkon SHBA-ve të mos politizojë kërkimet për Covid-19

exit.al 27 Maj 2021, 10:05

Ambasada kineze në SHBA, në një njoftim në faqen e saj i ka kërkuar vendeve të mos e politizojnë kërkimin për origjinën e koronavirusit. Deklarata erdhi pas vendimit të OBSH-së për të nisur një hetim të dytë për origjinën e Covid-19, në Vuhan, njofton AP.

Politizimi i origjinës së Covid-19 do të pengonte hetimet e mëtejshme dhe minonte përpjekjet globale për të frenuar pandeminë, tha ambasada e Kinës në SHBA, pasi Presidenti Joe Biden urdhëroi një rishikim të origjinës së covid-19.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po përgatitet të fillojë fazën e dytë të studimeve për origjinën e Covid-19, Kina ka qenë nën presion për t'u dhënë hetuesve më shumë akses mes akuzave që Covid-19 zbuloi nga një laborator i specializuar  në qytetin e Wuhan.

Kina ka mohuar vazhdimisht se laboratori ishte përgjegjës, duke thënë se Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera po përpiqeshin të tërhiqnin vëmendjen nga dështimet e tyre për të ndaluar virusin.

Biden tha të mërkurën se agjencitë e inteligjencës amerikane ishin të ndara nëse Covid-19 "doli nga kontakti njerëzor me një kafshë të infektuar ose nga një aksident laboratorik".

Yanzhong Huang, bashkëpunëtor i lartë për shëndetin global me Këshillin për Marrëdhëniet e Jashtme në Uashington, tha se mungesa e transparencës së Kinës ishte një faktor kryesor për dyshimet mbi origjinën e virusit.

Ambasada kineze tha se mbështet "një studim gjithëpërfshirës të të gjitha rasteve të hershme të Covid-19 të gjetura në të gjithë botën dhe një hetim të plotë në disa baza sekrete dhe laboratorë biologjikë në të gjithë botën".

Covid-19 u shfaq për herë të parë në dhejtor të 2019.