Zbulohet varr masiv në Përmet

exit.al 15 Korrik 2021, 12:15

Në lagjen e re të Përmetit u zbulua një var me katër kufoma të paidentifikuara, të enjten. Nebil Cika, kreu i shoqatës së të përndjekurve politik u shpreh për median se eshtrat e 4 personave të gjetur në Përmet i përkasin viktimave të regjimit komunist.

Ai tregoi se në vendin ku u zbulua varri masiv në kohën e diktaturës ndodhej një “repart i ndjekjes së Ministrisë së Brendshme dhe deri në 1991 qendra e stërvitjes së ushtarëve të kufirit për jugun e shqipërisë”.

“Këto lloj repartesh përdoreshin si vende ekzekutimi për të dënuarit për ata që kapeshin në kufi dhe për ata që ishin të dënuar”, shtoi Cika për median.

Në Shqipëri ka 6 mijë persona të ekzekutuar dhe të zhdukur nga viti 1945 deri në vitin 1990.