Marrëveshja ndërmjet qeverisë dhe opozitës për një pjesë të madhe të reformës zgjedhore duhet të inkurajojë negociata të tjera të vështira mbi 15 kushtet që Shqipëria duhet të përmbush përpara hapjes së plotë të bisedimeve për anëtarësi.
I bëj thirrje të dyja palëve të vazhdojnë punën me këtë shpirt konstruktiv. Jam i lumtur të vazhdoj të mbështes këtë përpjekje. Shumë mosdaklordësi midis dy palëve duhet ende të kapërcehen, në mënyrë që të kemi një ligj zgjedhor që plotëson komplet standartet e BE-së dhe OSBE-së.
Vetëm në këtë mënyrë, zgjedhje të lira dhe të ndershme do të mund të mbahen më në fund në Shqipëri. Ato janë një parakusht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
