Policia italiane arreston vrasësin e Besnik Metajt

exit.al 8 Qershor 2020, 18:07

Policia italiane arrestoi më 8 qershor një shqiptar anëtarë të rëndësishëm të degës së organizatës mafioze Ndragheta të Comos, për vrasjen e shqiptarit Besnik Metaj të vrarë në Lombardi në 2017.

Policia nuk ka treguar emrin e të arrestuarit, por ka thënë se ai akuzohet për vrasje, fshehje të kufomës, dhe armëmbajtje pa leje.

Besnik Metaj gjithashtu një bashkëpunëtor i organizatës kriminale u gjet i copëtuar në një pyllë afër Comos. Metaj ishte vrarë me armë zjarii për shkak të një dërgese droge të papaguar.

Hetimi për vrasjen e Besnik Metaj nisi dy vjet më parë gjatë hetimit të dërgesave të mëdha të drogës ndërmjet Venetos dhe Lombardisë. Droga vinte nga Shqipëria, Rumania, Britania dhe Gjermania.

Gjatë hetimit u sekuestruan rreth 350 Kg marijuan dhe 270 gramë kokainë.