Vriten 2 vëllezër në Krujë

exit.al 5 Qershor 2020, 08:38

Dy vëllezër, 24 dhe 34 vjeç, u vranë me armë zjarri mbrëmjen e 4 qershorit, në fshatin Gramëz të Krujës.

Ata fillimisht janë plagosur por më pas kanë humbur jetën rrugës për në spital.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Roland Pula, 32 vjeç, po nga Kruja. Dyshohet se shkak për konfliktin është bërë një përplasje e vjetër e dy palëve.

Policia po kontroll terroritorin dhe me dronë për të gjetur të dyshuarin.