“Dhomat e vizatimit” – ekzspozita e 22 piktorëve të huaj dhe vendas

exit.al 4 Qershor 2020, 21:15

Galeria “Promenadë” në Vlorë ka ekspozuar punët e 22 piktorëve vendas dhe të huaj.

Të ekspozuara do të qendrojnë vepra të artistëve bashkëkohor, por dhe artistëve historik vendas dhe ndërkombëtarë deri më 26 qershor.

“Dhomat e vizatimit janë të njohura nga arkitektët, piktorët edhe shkrimtarët. Letrën ne e gjejmë kudo në çdo vend. Ideja ishte që të sillja në Vlorë një ekspozitë me artistë bashkëkohorë, historikë ndërkombëtarë.” – tha kuratori Artan Shabani.

Mes veprave të ekspozuara, është një portret i piktores së parë shqiptare, Sofia Zengo Papadhimitri, e vizatuar në vitet ’40.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 26 qershor.