Vrasje në Elbasan, humb jetën një 30-vjeçar

exit.al 29 Korrik 2020, 23:25

Njê 30 vjeçar u vra me thikë, në rrethana të paqarta, të mërkurën, në orën 22:10 në Elbasan, në lagjen “Emin Matraxhiu”.

Lajmin e konfirmoi policia e Elbasanit.

Viktima ka humbur jetën rrugës për në Spitalin Rajonal Elbasan si pasojë e plagëve të marra.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Shpërndaje te miqtë