Tirana merr titullin kampion në Superligë

exit.al 29 Korrik 2020, 22:34

Ekipi i futbollit i Tiranës ka fituar titullin kampion në Superligë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i dorëzoi KF Tiranës trofeun në përfundim të ndeshjes kundër Bylisit, në stadiumin kombëtar ‘Air Albania’ Arena.

Fishekzjarrë bardhë e blu shënuan festën e kampionëve, të cilët luajtën pa tifozë për shkak të masave kundër pandemisë Covid-19.

Tirana e merr titullin kampion për herë të parë pas 11 vitesh, dhe për herë të 28-të nga nisja e këtij kampionati.

Shpërndaje te miqtë