Ministria e Shëndetësisë mbyll laboratorin e ri për testime për Covid-19 me kërkesë të koncesionarit

exit.al 29 Korrik 2020, 21:15

Ministria mbyll pas dy javësh laboratorin e ri për testimet Real Time PRC për koronavirusin.

Reporter tregon se vendimi i Ministrisë është marrë pas kërkesës së koncesionarit, që për 10 vjet do të ketë në pronësi të gjithë laboratorët dhe setet e analizave që do të kryejnë qytetarët shqiptarë në spitale publike.

Vlera e kontratës është 95 milionë euro.

73 persona të stafit mjekësor të laboratorit në QSUT, që së fundmi u trajnuan për realizimin e analizave për Covid–19, pritet të pushohen na puna pasi stafi mjekësor nuk do të jetë më nga QSUT por i kompanisë koncensionare.

Një njoftim i afishuar në ambjentet e laboratorit thotë se largimet nga puna do të njoftohen para fundit të gushtit.

Kontrata koncesionare për konsorciumin e tre kompanive – Labopharma sh.p.k me 41.7%, Exalab France me 25% dhe AB Laboratory Solution BV, një kompani e regjistruar në Holandë me 33% – u firmos nga zëvendëskryeministri Erjon Braçe, në mungesë të kryeministrit Rama, më 24 prill të 2019-ës.

Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka quajtur të mangët studimin e fizibilitetit të Ministrisë për shkak të kostove të personelit, që vlerësohen të tepërta.

[caption id="attachment_97079" align="alignnone" width="613"]WhatsApp Image at Njoftimi i afishuar në ambjentet e laboratorit që do të mbyllet nga Ministria[/caption]

Shpërndaje te miqtë