Vokshi: Rama ka që në vitin 2000 që do të prishë teatrin

exit.al 9 Maj 2020, 19:45

Një nga politikanet më të zëshme për çështjet e teatrit, Albana Vokshi ka thënë se Kryeministri Rama po përdor Erion Veliajn si gurin e fundit për të prishur Teatrin Kombëtar, duke realizuar kështu ëndrrën e tij 20 vjeçare.

“Edi Rama ia ka vënë syrin Teatrit Kombëtar që në vitin 2000. Prej 20 vitesh, në çdo detyrë shtetërore: si ministër kulture, Kryebashkiak i Tiranës, e tani Kryeministër, ai ka lëvizur çdo gur, ka përdorur çdo menyrë për të shembur Teatrin Kombëtar.

Pasi provoi çdo mjet tjeter antikushtetues, antiligjor, pasi përdori gjithë grupin parlamentar e çdo ministër të qeverisë, tani po përdor gurin e fundit, atë më të (sh)përdorshmin, Erjon Velinë.

Personi që nuk njeh asnjë limit, që s’ka lëne gjë të zezë pa i bërë Tiranës, e tani kërkon t’i shkatërrojë edhe teatrin, një vlerë të çmuar të trashëgimisë së saj kulturore”, shkruan Zonja Vokshi.

Por, Vokshi shton se “historia ka treguar që në fund, e mira fiton mbi të keqen. Pas dy vitesh, si për inat të Ramës, Teatri Kombëtar ngrihet i madhërishëm. Edhe këtë herë, jam e sigurt që vlerat shqipëtare dhe europiane, do fitojnë mbi antivlerat”.