Nuk ka zjarr në ministri, por në kokën e kryetarit të PD-së - Manastirliu përgënjeshtron Bashën

exit.al 9 Maj 2020, 16:39

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përgënjeshtroi sot Kryetarin e PD-së për zjarrin e rënë në zyrën e prokurimeve.

Në një postim në facebook, Zonja Manastirliu tha se "nuk ka asnjë zjarr në Ministrinë e Shëndetësisë".

Ajo tha se "tymi i zjarrit imagjinar del nga koka e kreut të PD dhe me ironi thotë që dikush duhet t’i hedhë ujë në sy që ta zgjojë nga gjumi".

Sot, paradite, Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se në zyrën e prokurimeve të ministrisë ka rënë zjarr, për të fshehur dokumentat e tenderave sekret. Zoti Basha i bëri thirrje SPAK të hetojë çështjen.