Ilir Meta, 1992 — Kuvendi i hoqi imunitetit me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për përfshirje në veprë penale të heqjes së paligjshme të lirisë. Akuza u konsiderua inskenim politik, dhe bazohej mbi dëshmi që përfshinin edhe Ilir Metën në mbajtjen me forcë të një personi që rezultoi histori e sajuar.
Fatos Nano, 1994 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për akuzën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit të ndihmës emergjente ushqimore të qeverisë italiane, gjatë tre-mujorit të tij si kryeministër në 1991. Denoncimi u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pas heqjes së imunitetit Fatos Nano u hetua dhe u dënua me 12 vjet burg.
Arben Lika, 1994 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të prokurorisë së përgjithshme për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Genc Ruli e Rexhep Uka, 1993 — Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e prokurorisë për heqjen e imunitetit ndaj dy ish-ministrave të PD-së, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion në të ashtuquajturën “afera e drurit të ahut”.
Gafur Mazreku, 1997 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për atentat në sallën e Kuvendit ndaj deputetit Azem Hajdari.
Azem Hajdari, 1998 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme me akuzën për “nxitje të akteve të dhunshme dhe fyerje të policisë”, dhe si “kryesues të bandës së armatosur, që nuk i është bindur postblloqeve të forcave të rendit”.
Sali Berisha, Pjetër Arbnori, Leonard Demi, Vili Minarolli, Shaban Memia, Jemin Gjana, 1998 — Kuvendi u hoqi imunitetin për t'i hetuar për pjesëmarrje dhe organizim të trazirave të 14 shtatorit 1998.
Nikoll Lesi, 2004 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të prokurorisë për akuzën e nxjerrjes së sekretit shtetëror.
Lulzim Basha, 2007 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për akuzën e shpërdorimit të detyrës në rrugën Durrës-Morinë.
Fatmir Mediu, 2008 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për përfshirje në tragjedinë e Gërdecit.
Nikollaq Neranxi, 2008 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme me akuzën e kalimit kontrabandë të mallrave ushqimore nga Greqia për në Shqipëri.
Hajrulla Paturri, 2008 — iu hoq imuniteti nga Kuvendi, pas një incidenti në një ndeshje futbolli.
Ilir Meta, 2011 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të prokurorisë së Përgjithshme për akuzën e korrupsionit.
Dritan Prifti, 2011 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të prokurorisë së Përgjithshme me akuzën korrupsion gjatë detyrës si Ministër i Ekonomisë dhe Energjitikës. Në një nga videot që pariti në prokurori, Prifti kishte regjitruar veten duke folur për mitmarrje.
Taulant Balla, Tom Doshi, Besnik Bare, 2012 — Kuvendi i hoqi imunitetin me kërkesë të Prokurorisë së Përgjithshme për akuzën e “organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme” për ngjarjet e “21 janarit”.
Mark Frroku, 2015 —Kuvendi i hoqi imunitetin duke i hapur kështu rrugë Prokurorisë të kryejë arrestimin e tij me kërkesë të shtetit belg, për një vrasje të kryer atje.
Tom Doshi, 2015 — Kuvendi i hoqi mandatin me kërkesë të Prokurorisë për akuzën e shpifjes së një komploti për vrasjen e tij nga Kryetari i Kuvendit Ilir Meta.
Armando Prenga, 2015 — Kuvendi i heq imunitetin me kërkesë të prokurissë për akuzën e plagosjes me armë zjarri të një personi gjatë një konflikti me familjen Cali për “lagunën e Patokut” në Lezhë.
