Vjosa Osmani kërkon heqjen e tarifës në rrugën e Kombit

exit.al 17 Dhjetor 2020, 13:46

Presidentja në detyre e Kosovës, Vjosa Osmani i kërkoi shtetit shqiptar të heqë tarifën e vendosur në rrugën e Kombit.

Në fjalimin e saj nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë, Osmani e quajti traun si “barrierë në komunikimin mes dy vendeve që shkon kundër frymës së lëvizjes së lirë dhe forcimit të marrëdhënieve ndërshqiptare".

Ajo gjithashtu i kërkoi Parlamentit të Shqipërisë të bashkohet me atë kosovar në miratimin e rezolutës që dënon gjenocidin serb.

Osmani theksoi se dialogu me Serbinë do të përmbyllet vetëm me njohjen e ndërsjelltë, pa cënuar integritetin territorial të shtetit dhe se Serbia duhet të kërkojë falje dhe të dënohet për krimet e kryera.

Shpërndaje te miqtë