Vrasje në Kuçovë, arrestohet autori

exit.al 17 Dhjetor 2020, 11:10

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kuçovë, ku një një 44-vjeçar vrau një 41-vjeçar.

Sipas të dhënave të deritanishme, autori i ngjarjes është Vangjel Polovina dhe viktima është Ajet Guneli.

Guneli kishte dhënë me qira një stallë derrash Polovinës. Sipas policisë Polovina pretendon se kishte mosmarrëveshje të vazhdueshme me Gunelin pasi e shante dhe ofendonte përditë.

Policia po vazhdon hetimet për ngjarjen teksa ka arrestuar Polovinën

Shpërndaje te miqtë