“Do flas për atë që ndodhi ditë më parë me të riun 25-vjeçar. Kam shpenzuar kohë në protesta dhe kam folur me të rinjtë shqiptar për të kuptuar se çfarë i shtyn për të dalë në shesh. Shumë prej tyre ndjejnë dhimbjen e Rashës. Sot shteti shqiptar nuk është në mbrojtje të të rinjve. Më e keqja është reagimi i politikës pas këtyre ngjarjeve. Të rinjtë ndjehen të revoltohet por politika i quan të rinjtë halabakë, rrugeçër, si njerëzit që po e dëmtojnë këtë vend”
Hajdari pohoi se të rinjtë nuk kanë më asnjë shpresë në këtë vend për shkak të politikave, duke theksuar se të rinjtë sërish do të dalin e drejtësia do të vij për ta. Shpërndaje te miqtëHajdari: Të rinjtë në protestë për shkak të politikave të qeverisë
Deputetja Rudina Hajdari deklaroi se të rinjtë protestojnë për shkak të politikës. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Hajdari pohoi se politika i konsideron ata halabakë.
