Ne ishim në Gjermani, jo në Venezuelë, që të na kërkonin arrestimin, pasi në Gjermani e dinë që kur marrin qumështin e nënës se nuk jemi ne që arrestojmë, por është drejtësia.
Kryeministri sërish komentoi qendrimet e deputetit gjerman Krichbaum duke u shprehur se:Sa për Krichbaum, nuk ma ka thënë në sy por nuk është surprizë për mua, por ai kështu e mendon. Ai është një ndër qindra deputetët e Bundestagut, kështu që është që mendimi i tij ka atë peshë që ka por nuk më gjen të papërgatitur, dhe nuk është arsye për mua që të më ulët kënaqësia e rezultateve të kësaj vizite.
Kryeministri e quajti të suksesshme vizitën e tij në Gjermani. Ai u shpreh se “kjo vizitë mund të konsiderohet e sukseshme për përmbushjen e objektivave që kishim dhe jam i bindur që në fund të vizitës ka një kuptim më të plotë dhe më të detajuar nga ana e të gjithë aktorëve lidhur me pozicionin në të cilin gjendet sot Shqipëria dhe me legjitimitetin e plotë të kërkesës sonë që raporti i KE të mbështetet nga qeveria dhe nga Parlamenti gjerman”. Shpërndaje te miqtë
