“Edhe një rritje prej 50 për qind [e taksës] mbi nivelin aktual do të ishte e mjaftueshme për të mbuluar, për shembull, pagesat vjetore për Deutsche Bank. (RTSH ka marrë kredi nga DB për dixhitalizimin.)
…Një rritje domethënëse e taksës duket e domosdoshme për të siguruar nivelin e duhur të financimit të RTSH-së për funksionim normal. Veç kësaj, mund të ketë nevojë për kontribute shtesë nga buxheti I shtetit në 3-4 vitet në vazhdim për të përballuar pjesën më të madhe të kostos së dixhitalizimit”.
Pra, me rritjen nga 1200 lekë në 1800 lekë për familje e biznes në vit të taksës për televizionin, RTSH kërkon të përfitojë dhe 5-6 milionë euro më shumë nga taksapaguesit shqiptarë. Por kjo kërkesë e RTSH-së duket se fsheh një tjetër plan të qeverisë. Pas rritjes së tarifës, qeveria synon që t’i shpërndajë të ardhurat e saj edhe për televizonet private, sipas audiencës. Televizionet kryesore private në Shqipëri kanë lobuar për financimin e tyre direkt nga publiku dhe, sikurse kanë raportuar disa media, duket sikur kanë arritur një marrëveshje me Kryeministrin Rama. Që të mundësohet financimi edhe i televizioneve private është e domosdoshme që të mblidhen më shumë të ardhura nga qytetarët, që kërkon rritjen e pagesës aktuale të tyre. Por nëse kjo rritje do të kërkohej pasi të ishte vendosur finacimi i privatëve, me gjasa ajo do të ngjallte më shumë reagime publike. Për këtë arsye, qeveria në mënyrë tinzare po përdor qëllimisht RTSH-në për të kërkuar rrijen e tarifës si domosdoshmëri për financimin e dixhitalizimit të RTSH-së dhe platformës dixhitale të tij. Pasi të arrihet kjo rritje, pastaj do të jetë më e lehtë që të ndërmerret hapi tjetër, ai i ndarjes së të ardhurave të mbledhura nga tarifa për të gjitha televizionet, pavarësisht nëse ata janë private, për qëllime fitimprurëse apo publike. Pushteti i televizioneve private duket i madh edhe për faktin se ato nuk zbatojnë vendimin e qeverisë të vitit 2015, për përdorimin e dekoderëve dixhitalë sipas standardit DVB-T2, cfarë do t’i bënte ata të përdorshëm për çdo platformë televizive. Në treg tregtohen dekoderë të cilët transmetojnë kanalet dixhitale vetëm me pagesë. Vetëm 10 përqind e shqiptarëve janë të pajisur me dekoderat e duhura sipas ligjit. Shpërndaje te miqtë
