Viktima 21-vjeç me Covid vuante nga një sërë sëmundjesh

exit.al 15 Korrik 2020, 11:26

21-vjeçarja me Covid-19, e cila ndërroi jetë të mërkurën, vuante nga probleme të mushkërive dhe sëmundje të tjera.

Ajo ndodhej në terapi intensive, e intubuar, prej disa ditësh.

Sipas njoftimit të ministrisë, gjendja e saj u rëndua në mënytë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante, e cila ka të bëjë me bllokimin e arterieve pulmonare të mushkërive.

Ajo vuante nga sindroma metabolike - një grup i gjendjeve – presioni i lartë i gjakut, sheqeri i lartë në gjak, yndyrë e tepërt trupore rreth belit, dhe nivelet e larta të kolesterolit ose triglicerideve – që paraqiten së bashku, duke rritur rrezikun ndaj shëndetit.

Shpërndaje te miqtë