Humb jetën 21-vjeçarja me Covid-19, viktima më e re në vend

exit.al 15 Korrik 2020, 10:49

Një 21 vjeçare e infektuar me Covid-19 ka humbur jetën të mërkurën paradite në spitalin Infektiv.

Ajo është viktima më e re në vend me koronavirus.

Sipas BalkanWeb, vajza ishte prej disa ditësh në gjendje të rëndë dhe po kurohej në terapi intensive.

Nuk dihet ende nëse ajo vuante nga sëmundje të tjera.

Shpërndaje te miqtë