Leli dhe Soreca njoftojnë fushatën 'BE në ndihmë të Shqipërisë'

exit.al 15 Korrik 2020, 10:42

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli priti të mërkurën ambasadorin e BE-së Luigi Soreca në Vlorë, për të njoftuar nisjen e fushatës së ndihmës së BE-së për Shqipërinë. Ambasadori Soreca u shpreh se fushata do të fokusohet në fusha si transporti dhe bujqësia:

"Kjo fushatë do zgjasi deri në 15 dhjetor 2020, një datë e rëndësishme për Shqipërinë. Kjo për arsye se 15 dhjetori 2010 korespondon me momentin kur qytetarët shqiptarë udhëtuan në BE pa viza. Dhe besoj se ky është rezultati i prekshëm çfarë mund të bëjë BE për Shqiperinë.

Dhe unë personalisht kam qenë në Bruksel kur ka arritur avioni i parë shqiptar pa viza. Pra BE është këtu me ju për t'iu përgatitur të gjithëve që ju të bëheni anëtarët e ardhshëm të BE-së. Dhe është kënaqësi që jam ne Vlorë për lancinim e kësaj fushate, pasi Vlora është një qytet vërtet ndërkombëtar."

Shpërndaje te miqtë