Vijon dita e dytë e protestës së studentëve kundër mësimit online

exit.al 3 Nëntor 2020, 14:52

Studentët po vijojnë ditën e dytë të protestës kundër mësimit online.

Me thirrjen 'Bojkoto mësimin', studentët shprehen se janë të patrajnuar për të zhvilluar mësimin online dhe gjithashtu për disa degë është e pamundur për tu zhvilluar online.

Protesta e studentëve nisi që prej orës 10:00.

Ditën e hënë, një përfaqësi e studentëve i ka bërë apel Komitetit të Ekspertëve anti-Covid që të rivlerësojnë dhe njëherë vendimin për zhvillimin e mësimit online.

Përmes një letre drejtuar ministres së Shëndetësisë Manastirliu dhe Komitetit të Ekspertëve, studentët kërkojnë:

  1. Mësim i alternuar, online dhe në auditore – leksionet online, ndërsa seminaret në auditore;
  2. Rimbursim i pagesave të konvikteve dhe të qerave;
  3. Paketat e internetit falas dhe të dedikuara për studentët;
  4. Mundësimi i pajisjeve teknologjike të nevojshme për studentë që nuk kanë akses në mësim online.

Shpërndaje te miqtë