Lleshaj: Sasia e kanabisit të trafikuar nga Shqipëria është ulur

exit.al 3 Nëntor 2020, 14:29

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj deklaroi se sasia e kanabisit të trafikuar nga Shqipëria është ulur. Në fjalën e tij gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit, Lleshaj u shpreh:

"Sasia e kanabisit e trafikuar nga Shqipëria është ulur ndjeshëm. Është dyfishuar numri i emigrantëve të kapur në kufi me Greqinë."

Ai shtoi se qeveria do të vazhdojë përpjekjen për të integruar vendin në Bashkimin Europian dhe të përmbushi pritshmëritë e qytetarëve. Shpërndaje te miqtë