Vetizolohet kryeministri i Polonisë

exit.al 13 Tetor 2020, 17:23

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, njoftoi se vetizoluar pasi ka pasur kontakte me një person të infektuar me koronavirus.

Në një video-mesazh të postuar në rrjetet sociale të martën, Morawiecki pohoi se ka pasur kontakt me personin e infektuar të premten.

"Qeveria vazhdon të funksionojë normalisht dhe mbledhja e ardhshme e saj do të mbahet përmes video-konferencës - një prakikë kjo e zakonshme në muajt e fundit," deklaroi ai.

Morawiecki i bëri thirrje qytetarëve polakë të respektojnë masat kundër koronavirusit, duke i dezinfektuar duart, duke ruajtur distancën sociale dhe duke mbajtur maska.

Shpërndaje te miqtë