"Komisioni nuk mund të luftojë i vetëm për mbrojtjen e medias së pavarur, por ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion. Ne jemi duke financuar një numër projektesh për ata gazetarë që kërcënohen, përfshirë krijimin e strehëzave për gazetarët "
Komisioni do të fokusohet në sigurimin e pluralizmit në tregun e medias dixhitale brenda BE, si dhe në zhvillimin e mekanizmave për të mbrojtur gazetarët nga të ashtuquajturat raste SLAPP. SLAPP është një proces gjyqësor që synon të censurojë, frikësojë dhe pushojë kritikat duke i kërcënuar ata me koston e një mbrojtje ligjore derisa ata të braktisin kritikën ose kundërshtimin. Shpërndaje te miqtëEurokomisionerja Jourova njofton përgatitjen e një plan veprimi për mbrojtjen e medias
Komisioni Evropian (KE) do të paraqesë deri në fund të vitit një plan veprimi për të mbrojtur gazetarët e pavarur, njoftoi të hënën me 12 tetor zëvendës presidentja e Komisionit Věra Jourová gjatë konferencës "Liria e Medias në Bullgari".
Buxheti për vitin tjetër do të mundësojë 61 milion euro mbështetjen e mediave të pavarura dhe gazetarëve, tha Jourová.
Të sugjeruara
Marrëveshja Kosovë-Serbi kërkon lëshime të mëdha nga të dyja vendet
13 Tetor 2020, 18:501 viktimë dhe 98 të infektuar të rinj në Kosovë
13 Tetor 2020, 15:23Johnson&Johnson ndërpret përkohësisht testimin për vaksinën anti Covid-19
13 Tetor 2020, 18:33
Rikthimi i beftë amerikan te lufta kundër korrupsionit qeveritar
25 Nëntor 2026, 22:04
