Veseli vizitë ne Kosovë pas vdekjes së babait

exit.al 10 Korrik 2021, 18:59

Dhomat e Specializuar të Kosovë në Hagë i lejuan Kadri Veselit të qendrojë në Kosovë, me familjen, pas vdekjes së babait. Më 10 korrik, gjykatësi i procedurës paraprake vendosi se:

“Për shkak të arsyeve humanitare bindëse, [..] Zyra Administrative të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë për z. Kadri Veseli, për t'a ndarë pikëllimin me familjen e ngushtë në kohën e zisë.

I akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara. EULEX dhe Policia e Kosovës po mbështesin Dhomat e Specializuara të Kosovës".

Kjo është vizita e dytë e lejuar e Veselit në Kosovë, për arsye familjare. Nuk dihet ende se për sa kohë Veseli do të qendrojë në Kosovë.