SHBA-të mbështesin protestat anti qeveri në Kubë

exit.al 14 Korrik 2021, 09:00

200 persona u arrestuan dhenjë tjetër humbi jetën nga përplasjet me policinë në protestën e nisur të dielën në Kubë.

Qeveria ka kufizuar dhe në disa raste ka ndërprerë lidhjen me internetin apo aplikacionet e mesazheve, në përpjekje për të ndaluar protestat.

Protesta, e cila nisi nga mungesa e ushqimit dhe e ilaçeve është me e madhja e ndodhur në Kubë, kundër qeverisë komuniste që prej vitit 1994.

Ajo po mbështetet nga qeveria amerikane:

Presidenti amerikan Joe Biden mbështeti protestat kundër qeverisë dhe bëri thirrje për lirim të menjëhershëm të të burgosurve, të hënën.

Julie Chung, Sekretarja e shtetit për Çështjet e Hemisferës Perëndimore, bëri thirrje të martë për lirimin e të burgosurve dhe zbatimit e të drejtave të njeriut nga qeveria kubaneze.