Verifikohen kandidatët për president në Kosovë

exit.al 3 Prill 2021, 20:11

Komisioni për Legjislacion, në Kuvend po verifikon kushtet e kandidatëve që garojnë për president të Kosovës, raportoi Koha.net. Për president garojnë Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta, të garuan nën siglën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Deri tani, 8 deputetë e partive të pakicave kombëtare kanë konfirmuar votën për Vjosa Osmanin.

Në seancën plenare janë të pranishëm 82 deputetë, nga LDK, Vetëvendosje dhe partitë e pakicave kombëtare. Seanca plenare nisi rreth 1 orë me vonesë.