Nis seanca plenare për zgjedhjen e presidentit të Kosovës

exit.al 3 Prill 2021, 19:43

Pas 1 ore vonese, nisi seanca plenare e votimit të presidentit të ri të Kosovës. Të parët mbërritën deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, në orën 19:30, sipas raportimit të Koha.net.

Pas tyre mbërritën edhe deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Vjosa Osmani është kandidatja për presidente. Ajo duhet të marrë 80 vota për tu zgjedhur presidente.