Qeveria merr 50 000 doza AstraZeneca nga Instituti i prodhimit të vaksinës në Indi

exit.al 3 Prill 2021, 18:14

Qeveria shqiptare do të marrë 50 mijë vaksina AstraZeneca nga instituti i prodhimit të vaksinës në Indi. Lajmin e dha kryeministri edi Rama në një intervistë për emisionin’Kjo Javë’, të Nisida Tufës.

“Kemi marrë një konfirmim nga instituti i Indisë që prodhonn. AstraZeneca, 50 mijë doza”, njoftoi Rama.

Vendi ka nisur vaksinimin masiv të popullsisë mbi 70 vjeç. Këtë javë nisi vaksinimi i gazetarëve të terrenit dhe të policëve.