Veliaj si ekspert ligjor, ngatërron Gjykatën Kushtetuese me atë Administrative

exit.al 19 Maj 2020, 08:55

Erion Veliaj deklaroi se veprimi i Presidenti për të dërguar vendimin e qeverisë e për kalimit të truallit të Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë në Gjykatë Kushtetuese është hile, pasi ajo duhet të shkonte në Gjykatën Administrative. Në emisionin Opinion, ai deklaroi:

"Presidenti bëri një hile me të vetët, pasi ky vendim duhet të dërgohej në  në Gjykatën Administrative. Ka vajtur në vendin e gabuar për të bërë një hile.  Ka një rast të ngjashëm, ku Rektori dërgoi çështjen e pronësisë së Kopshtit Botanik në Gjykatë Adminsitrative."

Ky pohim i tij tregon se ai nuk ka njohuri ligjore dhe është i pabazuar, pasi gjykata administrative nuk ka kompetencë. Presidenti Meta dërgoi disa ditë më parë, në Gjykatën Kushtetuese vendimin e qeverisë me argumentin se bie në kundërshtim me Kushtetutën ,parimet kushtetues dhe konventat ndërkombëtare Kushtetuta përcakton se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion, që vendos për kushtetueshmërinë e “akteve normative të organeve qendrore dhe vendore me Kushtetutën dhe me marrëveshjet ndërkombëtare” Ndërkohë Ligji për Gjykatën Administrative përcakton se :

“Gjykata administrative nuk shqyrton mosmarrëveshjet:

    1. të cilat lidhen me aktet nënligjore normative që, sipas Kushtetutës, janë në kompetencën e Gjykatës Kushtetuese;”